Paraburgim ndaj dy personave në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve me iniciale E.F. dhe E.Z. që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Lajme

17/06/2019 11:05

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 14.06.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 14.07.2019.

Të dyshuarit, me datën 14.06.2019, rreth orës 20:00, në Prizren, në rrugën “Wiliam Woker” , saktësisht para banesave të tyre të përbashkëta, në bashkëveprim, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit me iniciale M.S.

“Përleshja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me shqetësimin ndaj fëmijëve të lagjes nga ana e të dëmtuarit. Kur i dëmtuari ka qenë duke ecur në oborrin e ndërtesës i pandehuri me iniciale E.F. i thotë se ‘pse po më shikon shtrembër’, në atë moment i pandehuri E.F. fillon ta sulmoj fizikisht me grusht të dëmtuarin, po ashtu edhe i pandehuri me iniciale E.Z. e sulmon fizikisht me grusht të dëmtuarin me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të konstatuara në raportin mjekësor”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/