Paraburgim 30 ditësh për Florim Ejupin
Prokurori ka urdhëruar paraburgim të Florim Ejupit për një periudhë 30 ditësh.

Lajme
Në një komunikatë të Misionit të EULEX-it, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë përbazë këtë kërkesë.
“Sot në mëngjes, një gjyqtar i procedurës paraprake vendosi lidhur me kërkesën e një prokurori të PSRK-së dhe urdhëroi masën e paraburgimit për Florim Ejupin për një periudhë prej 30 ditësh”.
“Florim Ejupi, të cilit i kishte skaduar paraburgimi, u ri-arrestua pas kërkesës së prokurorit të PSRK-së bërë gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur për akuzat në lidhje me terrorizëm”.
“Të gjitha palët kanë të drejtë ankese në lidhje me këtë vendim”.
Ejupi është akuzuar për vrasjen e një polici të UNMIK-ut dhe të Kosovës në mars të vitit 2004 në fshatin Shakovicë të Podujevës.