Para publikimit të klipit, Enca dhe Don Phenom zbulojnë se kujt i dedikohet “Kujt po i han”

17:28 | 12 Tetor 2018

Enca Haxhia dhe Don Phenom kanë paralajmëruar publikimin e videoklipit të këngës “Kujt po i han”.

Bashkëpunimi i dyshes ishte i papritur për publikun, por tashmë kanë mbetur edhe pak minuta deri në lansimin e klipit të këngës, shkruan lajmi.net.

Don Phenom dhe Enca përmes një videoje kanë vendosur të tregojnë se kujt i flet titulli i këngës”Kujt po i han”.

“Kujt po i han për komentet tuaja negative, kujt po i han për opinionin tënd që s’ka vlerë, kujt po i han për energjinë tënde negative”, thotë Don Phenom.

Kurse Enca ka shkruar “Për këtë flet “KUJT PO I HAN”, videoklipi i së cilës është paralajmëruar të publikohet në orën 18:00. /Lajmi.net/