Para protestës së nesërme, Haradinaj ka një kërkesë për Vetëvendosjen

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për nesër një protestë para Prokurorisë së Shtetit.

Lajme

25/04/2019 20:22

Gjatë ditës së nesërme, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë para objektit të Prokurorisë së Shtetit, shkruan lajmi.net.

Për këtë protestë të Vetëvendosjes, ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Haradinaj ka thënë se Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar.

Sipas tij, protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike.

Haradinaj ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që të t’i shteroj të gjitha rrugët institucionale.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar.

Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike.

Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj.

Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë. /Lajmi.net/