Para nga qielli

Një këshilltar financiar gjerman ka hedhur më shumë se 7,500 franga mbi “Helvetiaplatz” rreth mesditës së hënë. Ai dëshiron të tërheqë vëmendjen për shkak të njerëzve të varfër

Bota

22/11/2016 09:29

Ackva kishte bërë tashmë fushata të ngjashme në qytetet gjermane.
“Nuk ishte një festë popullore çdo herë”, tha ai para aksionit për mediat zvicerane.

Në Cyrih, vetëm rreth 50 persona u mblodhën në “Helvetiaplatz” të hënën pasdite. Por, këto ishin veçanërisht të kënaqur me paratë e mbledhura, transmeton albinfo.ch.
“Këtë mëngjes unë isha ende në kërkim të parave për të ngrënë – tani kam mbledhur më shumë se 600 franga”, ka thënë një i pranishëm, i cili në duart e tij mbante 600 franga. Kjo ishte qartazi një dhuratë nga Perëndia.

Me këto para, Ackva dëshiron të tërheqë vëmendjen për faktin se disa qindra milionë njerëz vazhdojnë të jetojnë në varfëri.