Para balotazhit, edhe Komuna e Prishtinës shtron rrugë me asfalt

Komuna e Prishtinës e ka asfaltuar rrugën në Zlatar, pak para balotazhit, që zhvillohet ndërmjet Arban Abrashit e Shpend Ahmetit.

Lajme

29/10/2017 12:40

Ndërtimin e rrugës në këtë pjesë të Prishtinës e ka bërë të ditur Drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Filloi asfaltimi i shtresës së parë të rrugës së Zllatarit në Prishtinë. Një rrugë kjo moderne me komplet infrastrukturën nëntokësore, me trotuare e ndriçim publik”, ka shkruar Durmishi, në FB.

Komuna e Prishtinës deri në vitin 2013 është udhëhequr prej LDK’së. Fillimisht nga Ismet Beqiri e pastaj nga Isa Mustafa deri më 2013. Në katër vitet e fundit është udhëhequr prej Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

Në zgjedhjet e fundit gara në raundin e dytë zhvillohet ndërmjet Ahmetit dhe Arban Abrashit. /Express