Paqeruajtësit e OKB-së abuzojnë seksualisht me mbi 200 vajza të reja

Paqeruajtësit e OKB-së të dislokuar në Haiti, kanë abuzuar me mbi 200 vajza, të cilat në këmbim të ushqimit dhe barnave kanë ofruar trupin e tyre për seks.

Bota

10/06/2015 14:46

Në një draft raport të Zyrës së OKB-së për mbikëqyrje të brendshme, thuhet se shumë raste janë fshehur.

Sipas draftit që ka arritur ta sigurojë agjencia e lajmeve AP, një e treta e femrave të abuzuara në Haiti ishin nën moshën 18-vjeçe, transmeton lajmi.net.

Të dhënat shokuese janë zbuluar pasi që hetuesit kanë intervistuar mbi 231 femra në Haiti, që kanë pranuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale me paqeruajtësit e OKB-së në këmbim me ushqim dhe barna.

Femrat nga zonat rurale shpesh thuhet të kenë cituar urinë, mungesën e strehimit dhe barnat, si arsye që i ka shtyrë të ofrojnë shërbime seksuale. Ndërsa femrat që jetojnë në qytet në këmbim me këpucë, telefona mobil, laptop, parfume por edhe të holla, gjithashtu kanë ofruar shërbime seksuale. (lajmi.net)