Paqe mes Gjilanit dhe Ballkanit, dy skuadrat ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues ndeshja interesante mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Sport

24/02/2021 14:59

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje ofensivë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Gjatë pjesës së parë, pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave, asnjëra nuk ia doli të ‘tund’ portën kundërshtare.

Ishte Mevlan Zeka q zhbllokoi shifrat në minutën e 76-të.

Mirëpo, gëzimi zgjati vetëm dy minuta, ngase Gjilani u kundërpërgjigj shpejtë përmes Darko Nikaq (78′).

Me këtë barazim, Ballkani qëndron në krye me 45 pikë, derisa Gjilani në pozitën e katërt me 31 sosh./Lajmi.net/