Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Paqartësi rreth vendimit të qeverisë, Ahmeti kërkon që prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe

21:00 | 31 Maj 2020

Qeveria në detyrë sot ka marrë vendimin për rihapjen e çerdheve publike dhe ato private.

Gjatë ditës së sotme Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ndër të tjerash ka marrë vendim edhe për rihapjen e çerdheve publike dhe private në vend.

Gjatë mbledhjes së qeverisë u tha se çerdhet do të rihapen nga 1 qershori, kurse në konferencën për medie, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se do të rihapen më 8 qershor.

Kjo ka bërë konfuz edhe të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Për më tepër, Ahmeti ka thënë se asnjë informacion zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë nuk e kanë marrë mbi rregullat e këtij vendimi.

Ai iu ka bërë thirrje që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në momentin që të bëhen publike rregullat dhe vendimet.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.

Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situaten dhe rregullat, po shpresojmë sonte.

Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.

Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje.

#rihapja. /Lajmi.net/