Paqarada dhuron një asistim fantastik ndaj Schalkes

Leart Paqarada ka regjistruar një asistim fantastik në ndeshjen ndaj Schalkes.

Sport

04/12/2021 22:34

Paqarada i cili luan në Bundesliga 2 me skuadrën e St. Pauli asistoi në golin e dytë të skuadrës së tij në fitoren 2-1 ndaj Schalkes.

Asisti i Paqaradës – VIDEO

Paqarada është duke kaluar në një formë mjaft të mirë me St. Paulin pasi edhe në ndeshjen e kaluar ai regjistroi një gol dhe një asistim në fitoren 2-3 si mysafir i Nurnbergut.

Skuadra e Paqaradës është e para në tabelë me 35 pikë të mbledhura, së paku gjashtë më shumë se përcjellësi i dytë. /Lajmi.net/