Papa u kërkon prindërve që t’i përkrahin fëmijët, nëse i kanë homoseksualë

Papa Françesku tha të mërkurën se prindërit e fëmijëve homoseksualë nuk duhet t’i dënojnë ata, por t’u ofrojnë përkrahje atyre.

Bota

26/01/2022 12:36

Ai këto fjalë i tha në fjalimin javor, duke iu referuar vështirësive me të cilat përballen prindërit gjatë rritjes së fëmijëve, shkruan Reuters.

Sipas Papa Françeskut, në këto probleme përfshihen “prindërit që shohin orientime tjera seksuale te fëmijët e tyre dhe si ta trajtojnë këtë, si t’i shoqërojnë fëmijët e tyre dhe jo të fshihen pas një qëndrimi dënues”.

Ai më parë ka thënë se homoseksualët kanë të drejtë që të jenë të pranuar nga familjet e tyre si fëmijë dhe si vëllezër a motra.