Papa sjell në Shqipëri kopjen e digjitalizuar të “Mesharit” të Buzukut

Një kopje e digjitalizuar e “Mesharit” të Gjon Buzukut pritet të jetë pjesë e pasurisë së Bibliotekës Kombëtare. Ky fakt u bë i ditur nga vetë kreu i Ekzekutivit, Edi Rama, gjatë ekspozitës "Katolicizëm dhe kulturë", ku u shfaqën botime të mendimtarëve dhe poetëve katolikë, të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare.

Lajme

16/09/2014 21:14

Kryeministri Rama theksoi se i ka kërkuar personalisht Papa Franceskut një kopje të librit “Meshari”, të cilin ai do ta sjellë vetë gjatë vizitës në Tiranë, më 21 shtator.

“Ky është vendi më i mirë për t’ju dhënë një lajm pozitiv, pasi kam përfituar nga kontakti me Papën për ti kërkuar një kopje besnike të digjitalizuar të ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut. Ndaj Papa do të sjellë këtë pasuri për ne”, raporton BW.