Papa Françesku: Interneti, rrjetet sociale dhe mesazhet janë dhuratë nga Zoti

Papa Françesku i cili ka pranuar të qenit "një fatkeqësi”, kur është fjala tek teknologjia, tha të premten se interneti, rrjetet sociale dhe mesazhet ishin një dhuratë nga Zoti, nëse përdorën me mençuri.

Bota

22/01/2016 23:22

“ Emailet, mesazhet dhe rrjetet sociale mund të jenë po ashtu forma plotësisht njerëzore të komunikimit”, tha Papa Françesku në mesazhin e tij në kishën katolike në Ditën Botërore të Komunikimeve, shkruan stuff.co.nz, transmeton lajmi.net.

“Nuk është teknologjia e cila përcakton nëse është apo jo komunikimi  autentik, por zemra e njeriut dhe kapacitet ynë për të përdorur me mençuri mjetet në dispozicionin tonë,” tha.

Ai po ashtu tha se ishte kundër atyre që i përdorin këto mjete për të shprehur urrejtje./lajmi.net