Papa Françesku: Fundamentalizmi është sëmundje e të gjitha feve

Papa Françesku pas kthimit nga turneu tre ditor në kontinentin afrikan, ka arritur në përfundim se fundamentalizmi është një “sëmundje e të gjitha feve”, duke përfshirë edhe Kishën Katolike Romake.

Bota

01/12/2015 10:58

“Fundamentalizmi është gjithmonë një tragjedi. Nuk ka të bëjë asgjë me besimin por me idhujtari”, ka deklaruar Papa mbrëmë pas kthimit në Romë nga Republika e Afrikës Qendrore, transmeton lajmi.net.

Kreu i Kishës Katolike gjatë qëndrimit në Afrikë, u ka bërë thirrje të krishterëve dhe myslimanëve “vëllezërve dhe motrave” që ti japin fund konflikteve fetare.

Papa gjithashtu ka deklaruar se Islami nuk është e vetmja fe që po vuan nga ekstremistët agresiv, siç janë përgjegjësit për sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor, të kryera nga ISIS.

“Edhe ne katolikët i kemi disa, dhe madje mund të them shumë fundamentalistë. Ata besojnë se e dinë të vërtetën absolute dhe kështu po i prishin njerëzi tjerë. Këtë mund ta them, sepse kjo është kisha ime”, ka shtuar Papa. (lajmi.net)