Papa: Emigrantët nuk janë mall

Papa Françesku ka deklaruar sot se emigrantët nuk duhet të konsiderohen si “përgjegjës për vështirësitë ekonomike, dhe se nuk duhet të trajtohen si “mall”.

Bota

21/06/2015 14:57

Lideri i katolikëve i cili për herë të parë sot vizitoi Torinon, i është drejtuar punëtorëve në “Piazzetta reale”. Ai në mënyrë indirekte ka dënuar refuzimin e emigrantëve në Evropë, në momentin kur Bashkimi Evropian është ndarë mbi këtë çështje.

Ministrat e jashtëm të BE-së nesër do të fillojnë misionin detarë në Mesdhe për të parandaluar kontrabandën e njerëzve, kurse ky mision besohet se do të jetë operativ deri në fund të javës së ardhshme, transmeton lami.net

“Emigrantët nuk janë përgjegjës në kontribuimin e rritjes së konkurrencës, pasi edhe ata janë viktima të padrejtësisë dhe luftërave. Qeniet njerëzore nuk duhet të trajtohen si mall”, ka shtuar Papa. (lajmi.net)