PAOK-u eliminon Benfican, të gjitha rezultatet e Ligës së Kampionëve sonte
Nuk munguna surprizat në 3 sfidat eliminatore të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e sotme.
Sport
PAOK-u, Dinamo e Kievit dhe Gent, ishin 3 skuadrat vendase që siguruar kualifikimin për në fazën “play-off” të Champions-it.
Padyshim që surpriza më e madhe ishte kualifikimi i skuadrës greke. Bardhezinjtë nga Selaniku, mposhtën me rezultatin 2-1, një skuadër tepër të fortë si Benfica, duke qenë kështu vetëm 1 hap larg grupeve të LK-së.
Në 2 sfidat e tjera, Dinamo e Kievit mposht AZ Alkmar me rezultatin 2-0, teksa Gent eliminoi Rapidin e Vienës pas triumfit 2-1. /Lajmi.net/