Panucci shpreson në rezultat pozitiv ndaj Turqisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë eliminatore ndaj Turqisë, e cila do të luhet nesër në mbrëmje në Shkodër.

Sport

21/03/2019 17:27

Christian Panucci ka thënë se ai beson se mund të nxjerrin një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Turqisë që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

“Kanë punuar mirë këto ditë. Djemtë janë gati për të luajtur këtë ndeshje. Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola”, tha fillimisht Panucci, shkruan lajmi.net.

“Mjafton edhe një gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu.

“Rivalët? Turqia ka një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë në presion për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv.

“E dimë që është e vështirë, por shpresojmë. Nuk do të jetë aspak si miqësorja e një viti më parë ku fituam. Kemi kualitete për të fituar ndeshjen, do të përpiqemi që të marrim më të mirën nga futbollistët tanë. Kam shumë besim se mund të marrim fitoren.”, ka përfunduar trajneri i Shqipërisë. /Lajmi.net/