Panucci nuk e fton lojtarin që u largua nga Kosova për Shqipërinë

Christian Panucci ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e muajit mars.

Sport

14/03/2019 12:53

Më 22 dhe 25 mars, Kombëtarja Shqiptare në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, takohet me Turqinë në shtëpi dhe me Andorrën në udhëtim.

Në listën e Panuccit, të publikuar sot (e enjte), nuk figuron emri i mbrojtësi Kastriot Dermaku.

Dermaku në shtator të vitit 2018 ishte ftuar te Kosova, por ende pa debutuar ishte larguar, për t’iu bashkuar Shqipërisë.

27 vjeçari që paraqitet te Cotenza në Serie B, është paraqitur vetëm 38 minuta në humbjen 0-4 të Shqipërisë ndaj Skocisë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë arsyetimi i Panuccit për mos ftesën e tij, pasi mbrojtësi në fundjavë është paraqitur për skuadrën e tij në Serie B./Lajmi.net/