Panucci i paarsyeshëm, tenton të bëhet i ashpër me ata që e kritikuan për lojën e dobët të Shqipërisë

Kombëtarja Shqiptare ka shënuar fitore 1:0 ndaj Izraelit në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.

Sport

07/09/2018 23:21

Trajneri i Kombëtares, Christian foli për mikrofonim e “RTSH” pas ndeshjes ku u shpreh:

Më në fund një fitore e shumë pritur edhe pse e vuajtur…

Kemi rrezikuar shumë pjesën e parë, për gabimet tona. Ishin lojtarë që na vunë në vështirësi si Dabur , Xavi, e ritheksoj na vunë në vështirësi për gabimet tona, jo për meritë të kundështarit.

Ju e keni bërë të madhe faktin që kemi humbur 2 ndeshje miqësore, sikur kemi humbur një luftë të madhe. Ju e keni bërë kaq të madhe humbjet në miqësore, sikur humbëm 2 finale të Botërorit. Italia pësoi 7 gola në miqësore dhe nuk u mor askush. Kur erdha ishim të katër në grup. Në fund kaluam të tretët.

Sa e rëndësishme është transferta e Gllasgout pas kësaj fitore?

Është shumë mirë që shkojmë me fitore, duhet të rregullojmë disa probleme të vogla. Duhet të jemi me këmbë në tokë.

A ishte Shqipëria që doje?

I përcjell komplimente lojtarëve sepse bënë një pjesë të dytë shumë të mirë. Kundërshtarë të tjerë të venë shumë në vështirësi. E ritheksoj që pjesa e parë ishte jo e mirë. E para kishte disa gabime, por reaguam dhe bëmë një pjesë të dytë shumë, shumë të mirë.

Ndërkohë, në intervistën për Supersport, trajneri Panuçi deklaroi:

Kur vendosët që eksperimentet nuk kishin rezultat, dhe u rikthyet te garda e vjetër?

Më vjen habi sepse bëni shumë sforcime, për këto gjëra. Kam një vit që e them, që në këtë vit do provonim lojtarët, dhe më pas, kur të fillonin kualifikueset, do kalonim te skuadra solide. Këtë kam thënë gjithmonë. Nuk e kuptoj pse thoni gjithmonë eksperiment.

Strakosha apo Berisha, keni më dyshime…

Nuk kam pasur asnjë dyshim, ai ka luajtur më shumë te skuadra e tij, dhe vendosa për të. Ky është problemi më i vogël që kam, porta.

Shumë probleme në mbrojtje, si do i rregulloni për të ardhmen…

Duhet të përmirësohemi në daljet tona me topin, kemi gabuar 4 herë në daljet tona. Kryesisht, në zonën difensive.

Jeni i kënaqur nga Binaku, Gavazaj dhe Guri…

Po, Binaku ka bërë një ndeshje të mirë. Jam i kënaqur me kombinimet e Gavazajt në krah. Skuadra nuk i shërbeu shumë Gurit në pjesën e parë, që të shfaqej i rrezikshëm para portës. Jam i kënaqur me aq sa dha.

Pse u zëvendësua Guri? 3 pikë sot, do synojmë vendin e parë? Çfarë kërkojnë në Skoci?

Nuk e shërbyem në mënyrën e duhur Gurin, dhe preferova të fus Balajn, për më shumë thellësi në sulm. Këtu, kur humbet je nën tokë, të shkelin me këmbë. Kur fiton, je shumë sipër. Të shohim çfarë do të ndodhë në Skoci, dhe pas asaj ndeshje, do bëjmë llogaritë e grupit. Nuk duhet të fluturojmë, të mbetemi me këmbë në tokë.

Para ndeshjes, Duka tha se objektiv është vendi i parë. E di trajneri këtë?

Po, normalisht, por duhet të sforcohemi shumë për ta arritur këtë.

/Panoramasport/