Panucci e dënoi Strakoshën, por ka harruar se një ikje e aeroplanit 23 vite më parë ia shpëtoi jetën

Thomas Strakosha do të jetë mungesa më e madhe e Kombëtares Shqiptare në ndeshjet e marsit.

Sport

19/03/2019 15:54

Kuqezinjtë, në mars zhvillojnë dy ndeshjet të rëndësishme, kundër Turqisë dhe Andorrës.

Portieri i Lazios, ka dështuar të mbërrijë me kohë në grumbullim te Kombëtarja Shqiptare, me arsyen se i ka ikur aeroplani me të cilin ka pasur të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Kjo vonesë i ka kushtuar atij me mos grumbullim nga trajneri Christian Panucci.

Një histori interesante me ikje të aeroplanit e ka edhe vet Panucci, gjë e cila i kishte ndodhur në vitin 1996.

Në vitin 1996, Christian Panucci ishte kapiten i Italisë në Lojërat Olimpike që zhvilloheshin në Amerikë, por për shkak të një dëmtimi i duhej të kthehej në Itali. Ai kishte planifikuar që më 17 korrik të udhëtonte drejt Parisit dhe më pas për në Milano, por shkaku i vonesës së bagazhit bëri që ai të humbasë avionin.

Ish-lojtari i disa prej klubeve më në zë të Evropës u detyrua të ndryshojë linjën dhe mori direkt avionin për në Milano.

Atë ditë, më 17 korrik aeroplani TWA Flight 800, me të cilën duhet të udhëtonte Christian Panucci u rrëzua dhe 230 njerëz humbën jetën./Lajmi.net/