Pantililon, zgjidhja e probleme të Arsenalit
Arsenali kërkon një portier të ri, dhe menaxheri Arsene Wenger ka identifikuar gjigantin e Manchester Cityt, Costel Pantilimon, si gardianin e duhur për të zgjidhur krizën tek skuadra e tij.

Sport
Arsenali kërkon portierin në largim të Manchester Cityt, Costel Pantilimon për të zgjidhur krizën në portë.
Gjiganti londinez ka nevojë për një portier të ri pasi Lukasz Fabianski është i lirë, ndërsa periudhës së huazimit të Emiliano Vivianos i ka ardhur fundi.
Arsene Wenger kërkon një portier të ri për të shërbyer konkurrencë për Wojciech Szczesnyn, dhe planifikon të bëjë përpjekje për angazhimin e Pantilimonit.
27-vjeçari ka refuzuar kontratën e re në Etihad Sradium dhe do të jetë i lirë në javët e ardhshme, andaj Arsenali mund ta angazhojë pa dëmshpërblim.
Pantilimon mirëpret mundësinë e vazhdimit të qëndrimit në Premierligë, pavarësisht interesimit nga Italia dhe Spanja, dhe Wenger është i gatshëm t’i jap atij rastin që të bëhet numër 1.