Pantic jep dorëheqje
Krstimir Pantic ka dhënë dorëheqjeje nga pozita e Zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi. Ai thotë se nuk dëshiron që t’i shkaktojë dëme Qeverisë dhe qytetarëve të Serbisë.

Lajme
Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Krstimir Panti, ka dhënë sot dorëheqje nga ky funksion.
“Duke mos dashur që veprimet e mija t’i shkaktojnë dëme Qeverisë dhe qytetarëve të Serbisë, jap dorëheqje nga kjo pozitë”, ka thënë Pantic për mediat serbe.
Ai ka shtuar se dorëheqjen do ta dërgojë me shkrim të hënën te Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic dhe Zëvendësi i tij Aleksandar Vucic.