Pantic i gatshëm të takohet me Thaçin

Krstimir Pantic thotë se është i gatshëm të takohet dhe të bisedojë më secilin dhe për të gjitha çështjet të cilat janë në interes të qytetarëve, përfshirë edhe Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Ai thotë se Bashkësia e Komunave Serbe nuk është OJQ.

Lajme

11/12/2013 09:20

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Krstimir Pantic ka thënë se është i gatshëm të takohet dhe të bisedojë më secilin dhe për të gjitha çështjet të cilat janë në interes të qytetarëve, përfshirë edhe Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Por ai ka thënë se nuk do të pranojë të hyjë në bisedime “për temat që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë prekin statusin e Kosovës dhe Metohisë”.

Këtë ai e ka thënë në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi se pret që të takohet edhe me Kryetarët serbë të komunave.

“Një nga hapat në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë e Metohi ka qenë mbajtja e zgjedhjeve lokale, por ato nuk nënkuptojnë se ne në ndonjë mënyrë e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Pantic.

Ai ka thënë se Bashkësia e Komunave serbe nuk është OJQ, siç e ka interpretuar Prishtina zyrtare.

“Nëse do të kishim dashur OJQ, nuk do të kishim kërkuar garanci nga BE’ja për formimin e Bashkësisë së Komunave me përgjegjësitë e caktuara”, ka thënë ai.