Pantic entuziast
Krstimir Pantic thotë se sipas të dhënave të Iniciativës Qytetare Serbe pjesëmarrja e votuesve deri në orën 13:00 ka qenë 12.99 për qind.
Lajme
Kandidati i Listës Serbe për Kryetar të Komunës së Veriut të Mitrovicës, Krstimir Pantic, shfaqet i kënaqur me pjesëmarrjen e zgjedhësve serb në votimet e sotme, transmetojnë mediat serbe.
Pantic ka thënë se me këtë përqindje të daljes në votime do të fitojë Serbia.
“Iniciativa Qytetare Serbe me krenari mund të deklaroj se sot ka fituar Shtetit i Serbisë, Qeveria e Serbisë dhe populli serb në Kosovë”.
Ai thotë se sipas të dhënave të kësaj liste, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 13:00, ka qenë 12.99 për qind, duke përfshirë rreth 3 mijë votues.