Pantic do Gjykatë në Veri
Krstimir Pantic dhe Oliver Ivanovic nuk pajtohen me idenë se në Veri të Mitrovicës të ketë vetëm një degë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Jugut. Ata thonë se Prishtina nuk po i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit.

Lajme
Liderët serbë të Veriut kërkojnë Gjykatë Themelore në Mitrovicën e Veriut.
Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Krstimir Pantic, thotë se shqiptarët si gjithmonë po mundohen që t’u ikin obligimeve të dala nga Marrëveshja e Brukselit, shkruan e përditshmja serbe Novosti.
“Tashmë është arritur pajtimi që përbërja e gjykatës të jetë në përpjesëtim me strukturën etnike të banorëve, ndërsa shqiptarët tani po provojnë që në[përmjet bisedimeve të ndryshme ta ndryshojnë thelbin e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Pantic
Ndërsa, Oliver Ivanovic, lider i Iniciativës Qytetarë “SDP”, ka thënë se Prishtina po kërkon që Gjykata Themelore të jetë institucionalisht unike me dy degë, njërën në jug dhe tjetrën në veri, ndërsa selia të jetë në pjesën e jugut.
Ndërsa në anën tjetër, serbët kërkojnë që edhe Mitrovica e Veriut të ketë një Gjykatë Themelore.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se marrëveshja për gjyqësorin do të diskutohet më 13 dhjetor në Bruksel,