Panik tek Polonia, 8 lojtarë të prekur nga një grip ‘misterioz’

Kombëtarja e Polonisë është në panikë, pasi thuajse gjysma e lojtarëve janë prekur nga një grip ‘misterioz’.

Sport

24/03/2019 10:15

Selektori i kombëtares polake, Jerzy Brzeczek, ka treguar se qysh para ndeshjes me Austrinë kanë filluar problemet në kampin e skuadrës.

“Skuadrën e ka kapluar një epidemi, dhe i pari që ishte prekur nga kjo ishte Arkadiusz Milik” ka thënë trajneri polak, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta kishte diçka që nuk shkonte me kondicionerin në Vjenë, sepse shumë lojtarë kishin simptomat e njëjta” ka thënë tutje ai.

“Stafi jonë mjekësor po bën të gjithçka që ky virus të mos shpërndahet tek pjesa tjetër e grupit. Virusi ka prekur tetë lojtarë, përfshirë edhe Krzysztof Piatek” ka shtuar tutje ai.

Shqetësimet në kampion polak janë edhe më të mëdha, kur dimë se lojtari Fabian Ruiz ishte diagnostifikuar me gripin e derrit. /Lajmi.net/