‘Panenka’ fantastike nga Giggs
Ryan Giggs është pensionuar si futbollist. Por, ai tregoi se ende di të shënojë gola fantastike. Ai realizoi një ‘Panenka’ fantastike në paraqitje për veteranët e Manchester Unitedit.
Sport
Ryan Giggs dëshmoi se ende nuk e ka ‘lëshuar’.
Ikona uellsiani u pensionua si futbollist në fund të edicionit të shkuar duke marrë fillimisht rolin e përkohshëm të menaxherit të Manchester Unitedit, kurse aktualisht është asistent i trajnerit të ri, Louis van Gaal.
Por, në paraqitje për gjeneratën e vitit 1992 të Unitedit, në duelin kundër Salford City ai realizoi golin e vetëm në humbjen 5:1.
Dhe, nuk bëhet fjalë për një gol që shihet shpesh, por një ‘Panenka’ e realizuar në mënyrë të përkryer.