Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Pandemia ka shkaktuar rënie të thellë të ekonomisë në Irlandë

21:04 | 3 Korrik 2020

Pandemia e koronavirusit të ri dhe kufizimet e lidhura me të mund ta tkurrnin ekonominë irlandeze deri në 14 % në vitin 2020, sipas bankës qendrore të vendit.

“Mbyllja e gjerë e bizneseve për shkak të pandemisë çoi në humbje të papritura dhe në shkallë të gjerë të vendeve të punës, si edhe në një tronditje të rëndë negative si për shpenzimet e konsumatorit, ashtu edhe për investimet”, njoftoi në raportin e saj Banka Qendrore e Irlandës (BQI).

Skenari i rastit më të keq, një recesion prej 14 %, bazohet në vazhdimin edhe gjatë këtij viti të pandemisë, që do të risjellë sërish disa kufizime.

Rezultati më i mirë i bankës parashikon që PBB-ja e Irlandës të bjerë me 9 %, një rezultat pak më i mirë sesa 10,5 % i parashikuar më herët nga Ministria e Financave. /DPA