Pamjet e kamerave zbulojnë nëse iu ofrua ndihmë mjekësore të moshuarit në Emergjencë

Pacienti A.H. video e të cilët u publikua mbrëmë, ka marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente.

Lajme

18/01/2019 15:00

Këtë e thënë sot drejtori i kësaj klinike Basri Lenjani në një konferencë për shtyp, e cila u vërtetua më pas edhe nga kamerat e sigurisë, transmeton lajmi.net.

Në këto pamje shihet se pacienti A.H. është vizituar disa herë nga infermierët, madje pas kontrollimit, sic shihet edhe në video, ka pasur një përqafim ndërmjet infermierit dhe pacientit.

Ai fillimisht e pyet diçka pastaj ia merr dokumentacionin dhe konsultohet me mjekët në repart. /Lajmi.net/