Pamje tronditëse të avionit të rrëzuar MH17 (Video e re amatore)

Një video e re amatore e publikuar së fundmi tregon pasojat tmerrshme të rrëzimit të avionit MH17 në Ukrainën lindore në korrik të këtij viti, ku vdiqën 298 njerëz. 

Bota

16/11/2014 19:20

Videoja me telefon tregon gjendjen e vetëm disa minutave pas rrëzimit të avionit në një fushë në fshatin Hrabove, transmeton lajmi.net. 

Aty shihet se si banorët të tronditur shkojnë drejtë vendit të ngjarjes, ku del tym i zi. 

Njerëzit nxitojnë të mbushin kova me ujë për të shuar zjarret e vogla aty përreth të shkaktuara nga shpërthimi i avionit.

Të tjerët vetëm ecin përreth vendit në një gjendje të dukshme shoku.

Videoja është verifikuar nga Associated Press, e cila është marrë nga një burim i cili kishte kërkuar të mbetet anonim. (lajmi.net)