Pamje të reja: Momenti kur shpërthyen të shtënat në Zveçan

Veriu i Kosovës sot ishte i mbuluar nga tymi e zhurma e plumbave e granatave me të cilat u sulmua Policia e Kosovës.

Lajme

13/10/2021 23:47

Kjo e fundit atje shkoi për të realizuar një operacion kundër kontrabandës, mirëpo që hasi në rezistëncë të armatosur nga serbët, shkruan lajmi.net.

Të shtëna armësh pati në Zveçan, teksa janë publikuar edhe pamje të reja nga ky moment, kur një serb po bënte “selfie-video”.

Policia e Kosovës ndërkaq më herët ka publikuar imazhe që dëshmojnë sulmet brutale me armë zjarri ndaj makinave të tyre, që fatmirësisht ishin të blinduara. /Lajmi.net/