Pamje spektakolare: Trofeu i NBA arriti në Denver nga një parashutist

Mbrëmë filloi finalja e madhe e NBA dhe në ndeshjen e parë Denver Nuggets mundi Miami Heat 104:93. Në prag të lojës, NBA publikoi një video të shkurtër në lidhje me udhëtimin e çmimit përfundimtar, trofeut Larry O’Brien, në sallën e Denverit, ku u transportua “në stafetë” nga një parashutist dhe një reporter i ESPN.…

Sport

02/06/2023 10:53

Mbrëmë filloi finalja e madhe e NBA dhe në ndeshjen e parë Denver Nuggets mundi Miami Heat 104:93.

Në prag të lojës, NBA publikoi një video të shkurtër në lidhje me udhëtimin e çmimit përfundimtar, trofeut Larry O’Brien, në sallën e Denverit, ku u transportua “në stafetë” nga një parashutist dhe një reporter i ESPN.

Trofeu mbërriti në Denver me avion, por u soll në tokë nga një parashutist që e vendosi trofeun 60 cm të gjatë dhe shtatë kilogramë.

Pas uljes, parashutisti ia dorëzoi Larryn gazetares Malika Andreës.


Trofeu i NBA do t’i jepet skuadrës që arrin katër fitore.

Denveri kaloi në epërsi 1:0 dhe ndeshjen e radhës do ta luajë në shtëpi.

Pas kësaj, seria kalon në Miami për dy ndeshje./Lajmi.net/