Pamje rrëqethëse/ Kjo është gjendja në qytetin e Bejrutit sot

Në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga shpërthimi i tmerrshëm që ndodhi të martën.

Bota

05/08/2020 09:48

Banorët e Bejrutit janë zgjuar në shkatërrim pas shpërthimit të madh në portin e qytetit libanez, të martën, duke vrarë të paktën 100 persona dhe duke plagosur mijëra të tjerë, shkruan Independent.

Lexo edhe:

Çka dihet deri më tani për shpërthimin në Bejrut

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka thënë se shpërthimi në Bejrut lidhet me rezervat e rrezikshme të kimikateve që ishin ruajtur në port që nga viti 2014, megjithëse paralajmërimet e zyrtarëve të portit se materiali nuk ishte i sigurt, transmeton lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm, qyteti i Bejrutit shihet tërësisht i shkatërruar. Videon shiko KËTU.

Për këtë shpërthim presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se mund të ketë qenë një sulm.

“Duket si një sulm i tmerrshëm”, kështu ka thënë Trump gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë mendojnë se shpërthimi në Bejrut ishte një sulm. /Lajmi.net/

BEIRUT, Aug. 4, 2020– Smoke rises from an explosion site at the port of Beirut, Lebanon, Aug. 4, 2020. The two huge explosions that rocked Lebanon’s capital Beirut on Tuesday left dozens dead and injured, al-Jadeed TV channel reported. (Photo by Bilal Jawich/Xinhua via Getty) (Xinhua/ via Getty Images)