Pamje përrallore nga Ferizaj, kështu u dekorua për festat e fundvitit

Komunat e vendit veçse kanë nisur dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Lajme

07/12/2021 21:38

Njëjtë ka vepruar edhe Komuna e Ferizajt, e cila sot ka publikuar në faqen zyrtare pamje nga sheshi në qendër.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka uruar mbarësi për vitin që po vjen.

“Festat e fundvitit po afrojnë. Përplot gëzim, të gjithë i presim. E sonte, bashkë me ferizajasit e vegjël, nën tingujt e muzikës së krijuar nga vet ata, marshin festiv plot entuziazëm e gëzim, lumturi e momente magjike që veq fëmijët dijnë t’i falin, ndezëm dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe gjithë sheshit të qytetit, stolisur bukur, me shije, që Ferizajt i dhanë kurorën e shkëlqimin e festave në prag të ndërrimit të motive”, ka shkruar ai, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Festat e fundvitit po afrojnë. Përplot gëzim, të gjithë i presim. E sonte, bashkë me ferizajasit e vegjël, nën tingujt e muzikës së krijuar nga vet ata, marshin festiv plot entuziazëm e gëzim, lumturi e momente magjike që veq fëmijët dijnë t’i falin, ndezëm dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe gjithë sheshit të qytetit, stolisur bukur, me shije, që Ferizajt i dhanë kurorën e shkëlqimin e festave në prag të ndërrimit të moteve.

Sa më i mbarë qoftë viti që po vjen, shpresëdhënës e i begatë për të gjithë ju bashkëqytetarë!

Le të na gjejnë festat e fundvitit, shëndetplotë me gjithë familjen e me dashuri dhe respekt mes njëri-tjetrit.