Pamje nga vendi ku vdiqën pesë persona në koncertin e Dhurata Dorës dhe Soolikng

Pesë persona mbetën të vdekur në koncertin që u mbajt në Algjeri.

ShowBiz

23/08/2019 14:49

Të paktën pesë personat mbetën të vdekur në një person që u mbajt në kryeqytetin algjerian, të enjtën në mesnatë, tha një burim spitalor, shkruan IOL, transmeton lajmi.net.

Mijëra persona ishin mbledhur në koncertin e yllit lokal të repit, Abderraouf Derradji, i njohur si “Soolking”, në një stadium në Algjerisë.

Burime spitalore thanë që pesë persona humbën jetën të enjten mbrëma pasi ishin shtypur për vdekje.

Megjithatë, sipas “National”, raportohet se numri i të vdekurve mund të ketë shkuar deri në 12.

Pavarësisht vdekjeve, koncerti vazhdoi dhe u transmetua drejtpërdrejt në TV Algjerian.

Shkaku i vdekjeve ende nuk është bërë i qartë. /Lajmi.net/

Foto: 1

Foto: 2

Foto: 3

Foto: 4

Foto: 5

Foto: 6