Pamje nga vendi i ngjarjes ku janë zhdukur dy policët në Lepenc

Rreth orës 21:00 mbrëmë një veturë e Policisë ka rënë në lumin Lepenc, kurse dy policët që ishin brenda janë zhdukur.

Lajme

29/04/2018 08:47

Përkundër kërkimeve nga FSK-ja dhe zjarrfikësit, asgjë deri më tani nuk dihet për fatin e Policëve.

Policia nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se kërkimet do të vazhdojnë menëjherë.

Dy policët e zhdukur janë Malësor Dashi dhe Armend Trena.

I pikëlluar me këtë rast është shprehur edhe kryeministri Haradinaj.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/