Pamje nga rihapja e kufirit me Shqipërinë

Sot zyrtarisht është bërë rihapja e pikës kufitare në Vërmicë.

Lajme

01/06/2020 11:23

Qeveria në detyrë e Kosovës, gjatë së dielës ka marrë vendim për rihapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Gjatë mëngjesit të sotëm është rihapur edhe pika kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë, shkruan lajmi.net.

Ekipet e Policisë së Kosovës dhe ato të Doganës janë duke realizuar në përpikëri hapjen e kësaj pike kufitare.

Tashmë qytetarët do të mund të kalojnë përmes kësaj pike kufitare që lidh Kosovën me Shqipërinë mirëpo, ata duhet t’i ndjekin disa rregulla.

Lexo edhe: 

Këto janë rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në pikat kufitare të Kosovës

Përmes pamjeve vërehet se ka mjaftë qarkullim, teksa duhet përkujtuar që vendimi për hapjen e pikave kufitare u morë në mbledhjen e  mbrëmshme që pati Qeveria në detyrë.

Pikat kufitare të cilat janë rihapur sot janë: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.

Thekësojmë se Kosova kishte marrë vendim për mbylljen e kufijve më 13 mars të këtij viti, kur edhe u regjistruan rastet e para me koronavirus në kuadër të shumë masave parandaluese kundër përhapjes së pandemisë me COVID-19. /Lajmi.net/