Pamje nga qendra e Ferizajt ku policët e rrahin një qytetar

Në një video shihen tre zyrtarë të Policisë së Kosovës duke shqelmuar një person të prangosur nga vetë ata, një vit më parë.

Lajme

30/04/2018 17:52

Nga kjo video të dërguar në kallxo.com shihen tre zyrtarë policorë që e kanë kapur dhe po e shqelmojnë një person të prangosur nga vetë ata.

Sipas ankuesit, ai është arrestuar fillimisht nga dy zyrtarët policorë. Më pas këtyre dyve u kishin ardhur përforcime.

 Ngjarja ka ndodhur në sheshin e Komunës së Ferizajt më 24 prill 2017.