Pamje nga plagosja në Prishtinë dhe historia e të dyshuarit
Janë publikuar pamjet e përleshjes së armatosur që ndodhi në orën 3 pasmesnate para Hotelit “Grand” në Prishtinë.
Lajme
Prej të shtënave me armë mbeti i plagosur një person ndërsa i dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës.
Sipas Indeksonline, për të dyshuarin kishte më parë akuzë për plaçkitje dhe ishte i dënuar me 6 vite burim.
Ndryshe, zëdhënësi i PK-së Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se një tjetër është lënduar, por që nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor.
“Sot, më 22.02.2020 rreth orës 03:36, policia është njoftuar se në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë ka të shtëna me armë zjarri. Njësia policore ka dal në vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë. Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Po ashtu një mashkull tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur”, është shprehur ai.