Pamje nga objekti i komunës së Zveçanit pas sulmit me granata, reagon kryetari: Akt i papranueshëm i dhunës dhe terrorit
Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar mbrëmë në Zveçan është raportuar për një sulm me granata dore. Grantat e dorës u raportua të jenë hedhur në drejtim të objektit të Komunës së Zveçanit. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku është bërë e ditur se përpos dëmeve materiale s’ka persona të…
Lajme
Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar mbrëmë në Zveçan është raportuar për një sulm me granata dore.
Grantat e dorës u raportua të jenë hedhur në drejtim të objektit të Komunës së Zveçanit.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku është bërë e ditur se përpos dëmeve materiale s’ka persona të lënduar.
E pas kësaj ka reaguar ed he kryetari i komunë së Zvecanit, Ilir Peci.
“Sulm me granata dore rreth orës 23:45 në objektin e Komunës së Zveçanit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore.
Ai tha se ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, shkuan Peci në Facebook./Lajmi.net/