Pamje nga koncerti madhështor që Alban Skënderaj e mbajti sot në Prishtinë

Alban Skënderaj mbajti një koncert madhështor në Prishtinë.

ShowBiz

19/06/2019 23:32

Këngëtari Alban Skënderaj mori sërish rrugën për në Prishtinë për ta ‘elektrizuar’ edhe njëherë publikun, shkruan lajmi.net.

Koncerti “Hapësira e një ëndrre” i cili u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë mblodhi një numër të madh të publikut.

Atmosfera ishte madhështore e çifti dhanë lajmin ekskluziv se po e presin fëmijën e tyre të dytë. Në vazhdim ua sjellim disa imazhe nga atmosfera të cilat i ka publikuar reperi Capital T i cili ishte i pranishëm dhe disa të tjera që po qarkullojnë në rrjet./Lajmi.net/