Pamje nga koncerti i Bim Bimmës (Foto)
Reperi Bim Bimma disa ditë më parë ka paralajmëruar koncert madhështor për promovimin e albumit të tij të ri.

ShowBiz
“BIMA” quhet albumi më i ri, për promovimin e të cilit reperi paralamëroi koncert me disa prej emrave të njohur siç janë: Tuna, Lyrical Son, Elinel, Ergeni, Keepman, Mc Kresha, Blunt dhe Real, shkruan lajmi. net.
Koncerti i paralajmëruar të mbahet në pishinën e Gërmisë, tashmë ka filluar dhe lajmi.net ju sjell pamje nga atje.
Edhe pse Bim Bimma ende nuk ka dalur në skenë, disa prej artistëve të paralajmëruar kanë arritur në koncert, siç janë Elinel, Lyrical Son dhe Ergeni.
Lajmi.net. mëson se këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna e cila ishte paraparë të jetë pjesë e këtij koncerti, nuk do të jetë e pranishme aty.
Nga fotografitë mund të shihet se ka interesim të madh për këtë koncert, ku janë mbledhur numër i madh i fansave të reperit./Lajmi.net/