Pamje nga kalimi i Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë

Llogaria zyrtare e Shtabit të Përhershëm të Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar në “X”, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve që Forca Rezervë Britanike i ka bërë në Kosovë. Në një postim të bërë së fundmi në platformën ‘X’, është shkruar se kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike, thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar…

Lajme

28/09/2024 20:16

Llogaria zyrtare e Shtabit të Përhershëm të Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar në “X”, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve që Forca Rezervë Britanike i ka bërë në Kosovë.

Në një postim të bërë së fundmi në platformën ‘X’, është shkruar se kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike, thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon, transmeton lajmi.net.

“Grupi i Betejës 1 Yorks ka kaluar përgjatë Korridorit VIII të korridoreve Pan-Evropiane. Ky shirit i asfaltit është i një rëndësie strategjike për Ballkanin dhe BE-në në përgjithësi. Kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon”, thuhet në postimin e bërë nga Defence Operations.

Kujtojmë po ashtu se gjatë muajit shtator në Kosovë kanë ardhur rreth 300 trupa shtesë rezervë nga Britania e Madhe në kuadër të KFOR-it./Lajmi.net

The 1 Yorks Battlegroup have made their way along Corridor VIII of the Pan-European corridors🌍🚚

🛣️This ribbon of tarmac is of strategic
importance for the Balkans & wider EU, the Strategic Reserve Force transit emphasises the @NATO & UK commitment to the region🤝@BritishArmy pic.twitter.com/UKznZGlosk

— Defence Operations 🇬🇧 (@DefenceOps) September 28, 2024