Pamje nga aksidenti i rëndë në Orllan (Foto/Video+18)
Një 25 vjeçar e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Orllan, të komunës së Podujevës.

Lajme
Togeri i Policisë së Kosovës, Qamil Behrami tha për Klan Kosovën se gjatë aksidentit në të cilin ishin të përfshirë dy vetura janë lënduar edhe shtatë persona të tjerë.
“Të lënduarit e janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa në vendin e ngjarjes pritet të vijë edhe prokurori për hetimin e rastit”.
Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen, kurse njëra nga veturat sipas policisë ishte me targa të huaja, transmeton Klan Kosova.
