Pamje/ Momenti i rënies së lisit në Prishtinë, nga i cili humbi jetën një 30 vjeçar

Një ngjarje tejet e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Prishtinë.

Lajme

07/06/2022 08:01

Një 30 vjeçar nga Komuna e Podujevës humbi jetën pasi u zu nga një lis i cili u thye si pasojë e erërave të fuqishme që ishin dje.

Përpos tij lëndime mori edhe një grua, e cila vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas mjekut kujdestar e njëjta është jashtë rrezikut për jetë, por se ka lëndime të rënda në pjesën e poshtme të trupit.

E një video e publikuar së fundi tregon edhe momentin kur ky lis rrëzohet dhe bie mbi një veturë që gjendej pranë.

Pas ngjarjes së djeshme pati reagime të shumta, ndërsa qytetarët janë porositur të kenë kujdes të shtuar përgjatë kësaj jave pasi moti parashihet të jetë i njëjtë./Lajmi.net/