Pamje me dron, kështu duket Durrësi pas tërmetit
Qyteti i Durrësit me rrethinë ka qenë epiqendra e një tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë me datën 26 nëntor.
Lajme
Nga ky tërmet mbetën të vdekur 51 persona, ndërkohë që mbi 700 janë lënduar.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që dëmet thuhet të jenë milionëshe.
Shtete nga të gjithë vendet e botës kanë dërguar ndihma financiare që të rindërtohet sa më shpejt qyteti bregdetar së bashku me vendet e tjera të shkatërruara.
Se sa i dërrmuar është qyteti i Durrësit nga tërmeti mund të e shihni nga këto pamje me dron që ka publikuar Top Channel.