Pamje kur emigrantët tentojnë të hyjnë në Poloni duke i prerë barrierat prej hekuri, kapen nga policia

Rojet kufitare polake kanë parandaluar emigrantët e parregullt të cilët ishin duke u përpjekur për të hyrë në këtë vend duke i prerë barrierat prej hekuri në kufirin me Bjellorusinë, raporton Anadolu. Në videon e publikuar nga rojet kufitare polake, shihen oficerët e sigurisë duke ndërhyrë tek emigrantët që kalojnë kufirin duke i prerë barrierat…

Bota

25/03/2025 12:58

Rojet kufitare polake kanë parandaluar emigrantët e parregullt të cilët ishin duke u përpjekur për të hyrë në këtë vend duke i prerë barrierat prej hekuri në kufirin me Bjellorusinë, raporton Anadolu.

Në videon e publikuar nga rojet kufitare polake, shihen oficerët e sigurisë duke ndërhyrë tek emigrantët që kalojnë kufirin duke i prerë barrierat prej hekuri.

Polonia filloi ndërtimin e një barriere në kufirin e saj me Bjellorusinë në janar të vitit 2022 për të frenuar emigracionin e paligjshëm që rezultoi nga Lufta Rusi-Ukrainë.

Barrierat prej hekuri, të cilat janë 5,5 metra të larta dhe të mbuluara me gardh teli, kushtuan 407 milionë dollarë dhe procesi përfundoi më 30 qershor 2022.

VIDEO