Palmer për Yamalin: Futbollisti më i mirë në botë, më pëlqen ta shikoj kur luan
Ylli i Chelseas, Cole Palmer në një intervistë për “SkySports” ka thënë se super talenti i Barcelonës, Lamine Yamal është futbollisti më i mirë në botë aktualisht. Palmer shtoi se i pëlqen ta shikoj Yamalin teksa luan, shkruan lajmi.net “Lamine Yamal? Unë mendoj se është lojtari më i mirë në botë. Më duket se çdo…

Sport
Ylli i Chelseas, Cole Palmer në një intervistë për “SkySports” ka thënë se super talenti i Barcelonës, Lamine Yamal është futbollisti më i mirë në botë aktualisht.
Palmer shtoi se i pëlqen ta shikoj Yamalin teksa luan, shkruan lajmi.net
“Lamine Yamal? Unë mendoj se është lojtari më i mirë në botë. Më duket se çdo gjë që bëjnë, bëhet për të dhe kur e shikon nuk është normale.”
“Sa e vështirë është t’i bësh këto gjëra në moshën 17-vjeçare? Unë nuk e di, nuk e kam provuar. Ai ka vetëbesimin, s’ka frikë dhe më pëlqen ta shikoj kur luan”, u shpreh Palmer. /lajmi.net/