Pallati i Drejtësisë pa ventilim, alivanoset një prokurore

Në Pallatin e Drejtësisë nuk funksionon si duhet sistemi i ventilimit, madje prokurorja Ferdane Sylejmani të mërkurën u dërgua në Emergjencë pa vetëdije.

Lajme

04/03/2015 23:01

Kështu raporton RTV 21, që njofton se prokurorja ka pësuar edhe lëndime trupore.

Shkas i gjithë kësaj situate prokurorët thonë se është mungesa e ajrit në ambientet e punës.

Të shqetësuar me këtë rast janë të gjithë prokurorët e Prokurorisë Themelore dhe vlerësojnë se nevojiten masa urgjente për përmirësimin e ambientit të punës, në të kundërtën, sipas tyre, po keqësohet gjendja shëndetësore e punëtorëve, në mungesë të ajrit dhe ventilimit jo efikas.

Prokurorja e lënduar në vendin e punës Ferdane Sylejmani pas trajtimit në Klinikën Emergjente po trajtohet në shtëpi.

Në gjykatat dhe prokuroritë që janë vendosur në Pallatin e Drejtësisë thonë se edhe pas një muaji problemet teknike janë evidente.

Mungesa e ajrit, mosfunksionimi i tualeteve, ashensorëve pengojnë realizimin e detyrave të punonjësve.