Pallaska: Vetëvendosje e pa konkurrencë në rajon për propagandë

Avokati dhe njohësi i zhvillimeve politike, Dastid Pallaska, vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë aso lloj propagande e cila as nuk mund të luftohet.

Lajme

26/01/2021 22:04

“Vetëvendosje është e pa konkurrencë në Kosovë dhe në rajon për propagandë”, është shprehur ai.

“Ka ardhur koha të testohet propaganda e tyre. Propaganda nuk do t’i mbijetojë qeverisjes. Nëse shihni politikën e jashtme të LVV-së, dialogut… nuk është politikë reale”.

Pallaska në Rubikon ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete që t’i kundërshtojë superfuqitë që janë aleatë të saj.

“Po që se LVV do ta kërkonte besimin duke thënë se nuk mund të varemi nga miqtë tanë ndërkombëtarë, duhet ta fuqizojmë ushtrinë dhe për këtë tatimin duhet ta rrisim nga 10 në 90 përqind – kjo është figurë letrare, mund të rritet shumëfish. Kosova kapacitetet mbrojtëse të vetat i ka inekzistente. Do të ishin politika që duhej të meritonin respekt edhe pse duhej të gjykoheshin. Kosova koncesionet që i ka përfituar deri më tash i ka fituar falë përkrahjes me politikë të jashtme. Kemi bind botën demokratike se ne kemi të drejtë. Kurti nuk po bindet. Ai po thotë se “nëse këta na detyrojnë të bëjmë koncesione do t’u themi jo”. Për t’u ballafaquar me Serbinë duhet pasur forcat tona”.

“Propaganda është aq e fortë sa që është e pamundur të luftohet. Ai po do pushtetin absolut. Pushteti absolut i shërben vetëm mbajtësit të tij”.